[ad_1]

2020-ta konsiderohet vit i brishtë sepse kalendari nuk ka 365 ditë por 366, për shkak se shkurti ka 29 ditë.
Ky fenomen ndodh 1 herë në 4 vjet e njerëzit e lindur në këtë datë, ndonëse përgjithësisht festojnë më 1 Mars, kur vjen viti i brishtë sigurohet që festimet dhe ditëlindja të jetë po kaq e veçantë.
Por a e dini që një këngëtar i njohur shqiptar ka lindur në 29 shkurt dhe i duhet të festojë një herë në 4 vjet?

Ai është Capital T, artisti nga Kosova shumë i njohur për publikun i cili sot feston ditëlindjen e tij të 28-të.
Siç mësohet nga postimet e fundit të bëra në Instagram , True Capo ka udhëtuar drejt Marakeshit, në Marok dhe e ka pritur ditëlindjen duke darkuar pranë një akuariumi, e një ambjenti që duket tejet relaksues.
“28, shihemi pas 4 viteve”– shkruan Capital T duke sjellë në vëmendje rastësinë e veçantë të ditëlindjes së tij.



[ad_2]

Leave a Reply