[ad_1]
Sot është 10-vjetori i ndarjes nga jeta të aktores së famshme amerikane Brittany Murphy. Dhe një dekadë më vonë vdekja e saj mbetet mister.
Ajo u rrëzua dhe vdiq në dyshemenë e banjës në moshën 32-vjeçare.
Në atë kohë, nëna e saj Sharon tha se Brittany ishte ankuar se kishte probleme me frymëmarrjen.
Ajo tha se myku toksik që u gjet në shtëpinë e Brittany mund të ketë kontribuar në vdekjen e së bijës.
Në autopsinë e aktores së ndjerë u përmend pneumonia, anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit dhe një përzierje të ilaçeve pa recetë.
Bashkëshorti i saj Simon Monjack, 40-vjeç në atë kohë, vdiq vetëm pesë muaj më vonë nga pneumonia.
Ai gjithashtu kishte marrë disa ilaçe pa recetë në kohën e vdekjes së tij.
Në vitin 2013, babai i Brittany, Angelo Bertolotti u bëri analizat dhe testet flokëve të saj.
Analizat nxorrën nivele të larta të metaleve toksike, përfshirë barium, i cili përdoret në disa helme miu.
Angelo Bertolotti tha se bëhej fjalë për vrasje.
“Po është helm. Kam ndjenjën se bëhet fjalë definitivisht për vrasje,”- tha ai.
Sharon sulmoi bashkëshortin duke thënë se ai nuk ishte një baba i përgjegjshëm dhe se rezultatet e analizave bazoheshin në prova jo bindëse.
Angelo vdiq në janar 2019. 92-vjeçari ishte i pavetëdije për muaj të tëra para vdekjes.
[ad_2]