[ad_1]

Akademia britanike e çmimeve për kinematografinë,
BAFTA, ndau mbrëmë vlerësimet e saj. Drama me titull “1917”, që tregon një
histori gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte fituesja e madhe e natës, pasi
mori me vete 7 çmime, përfshi regjinë më të mirë për Sam Mendes, figurën më të
mirë, filmi më i mirë britanik, miksazhi më i mirë i zërit, produksioni më i
mirë dhe çmimin për efektet vizuale. Por, nuk kaloi pa kritika ndarja e çmimeve
britanike kur bëhet fjalë për nominimin e aktorëve me ngjyrë apo kandidimin e
meshkujve. Në lidhje me këtë, Joaquin Phoenix, teksa mori kupën e aktorit më të
mirë për rolin e tij në filmin “Joker”, tha se lista e kandidaturave është një
mesazh i qartë për aktorët me ngjyrë se nuk janë të mirëpritur në këtë akademi.
Aktorja më e mirë u zgjodh Renee Zellëeger ndërkohë që pa çmim mbeti filmi i
Martin Scorcese, “The Irishman”.

The post “1917” triumfon në ndarjen e çmimeve BAFTA. Filmi i Sam Mendes fiton 7 çmime appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply