Beat FM Albania

2 herë mat! Kylie Jenner dhe Drake u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Një javë më parë Kylie Jenner dhe Drake u panë shumë afër njëri-tjetrit në festën e ditëlindjes së këtij të fundit. Ndërsa mbrëmjen e djeshme miliarderja 22-vjeçare ka qenë sërish e pranishme në një ‘party’ të organizuar nga reperi për rastin e ‘Halloween-it’. Gjatë javës Kylie u shfaq e veshur me disa kostume të ndryshme, ndërsa për festën e Drake kishte zgjedhur një veshje të ngjashme me një elf. Ajo dukej si e dalë nga ndonjë film fantazi me veshët si elf, flokët biond dhe veshjen gjithë shkëlqim.

Ky afrim mes Kylie-t dhe Drake u ka bërë të gjithëve shumë çudi për shkak të ribashkimit para një jave. Sipas burimeve të disa mediave thuhej se ata të dy kishin kaluar shumë mirë bashkë në ditëlindjen e Drake dhe dukej sikur kishte një lloj tërheqje mes tyre. Megjithatë ende nuk dihet nëse mes dyshes së njohur ka nisur ndonjë romancë, sepse sipas të afërmve të tyre Kylie dhe Drake janë thjesht miq të mirë.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED