[ad_1]

Ylli i ‘showbiz-it’ ndërkombëtar, Jennifer Lopez, i ka surprizuar të gjithë ditën e sotme duke u shfaqur në sfilatën e Donatella Versace. 50-vjeçarja zgjodhi të mbyllte mbrëmjen me veshjen ikonë të vitit 2000, e cila tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në atë kohë dhe u cilësua si një nga pamjet më interesante ndër vite.

Me fustanin ngjyrë jeshil i cili nxirrte në pah format perfekte fizike, JLo ka bërë që fansat në mbarë botën të kthejnë dhe njëherë kokën nga ajo duke kujtuar daljen e saj të bujshme 19 vite më parë. Në fund të sfilatës Jennifer është duartrokitur nga të gjithë ndjekësit e modës dhe zgjodhi që shfaqjen ta mbyllte krah Donatella Versace.

View this post on Instagram

So this just happened…?? @donatella_versace #jungledress @versace #stillgoingstrong #20yearanniversary #catwalk

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on Sep 20, 2019 at 12:38pm PDT



[ad_2]

Leave a Reply