[ad_1]

“Last Christmas” nga George Michael dhe Andre Ridgley konsiderohet sot si një nga këngët më të dëgjuara të periudhës së festave të fundvitit.
Për të kremtuar 35 vjetorin, këto ditë është publikuar një variant i përpunuar i variantit fillestar, i cili vjen në edicion të kufizuar. Kënga do të shërbejë edhe si kolonë zanore e filmit me të njëjtin titull të realizuar së fundi, ku roli protagonistes i është besuar aktores së njohur, Emilia Clarke.
E publikuar për herë të parë përpara tre dekadash e gjysmë, ajo doli asokohe e dyta në klasifikime, ndërsa renditjen e pushtoi “Do They Know It’s Christmas” e grupit të bamirësisë, ‘Band Aid’, ku kishte marrë pjesë edhe vetë George Michael.
Por “Last Christmas” arriti të thyente një tjetër rekord, dhe sot konsiderohet si kënga më e dëgjuar që nuk arriti kurrë të pushtonte vendin e parë në klasifikime. Me sa duket, ndonjëherë renditja nuk tregon gjithçka!

[ad_2]

Leave a Reply