[ad_1]
Adele konfirmon se ajo dhe Rich Paul janë martuar!
Këngëtarja e njohur Adele më në fund ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul.
Prej muajsh ata janë përfolur së kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm, por vetëm së fundmi duket se është konfirmuar gjithçka në shfaqjen komedike të mikut të saj të vjetër Alan Carr në Los Angeles.
“Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti, ‘U martova’”, shpjegoi një spektator.
Detajet se ku dhe kur kanë ndodhur betimet nuk dihen ende, por që prej Shtatorit Adele i referohet agjentit sportiv si “bashkëshorti”. Madje ajo ka shprehur edhe dëshirën për fëmijë të tjerë. “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Jam e fiksuar me të. Dua më shumë fëmijë”, tha ajo gjatë një interviste në vitin 2022.
[ad_2]