Këngëtarja Adelina Ismaili i ka shprehur dashurinë publikisht bashkëshortit të saj.
Me anë të një postimi në Instagram ku duken të buzëqeshur dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit, Adelina zbuloi se si ra në dashuri me Valin.
“Nuk doja të bija në dashuri por kur ti buzëqeshe, e dija. Do të të dua përgjithmonë”, shkruajti këngëtarja në gjuhën angleze.
Prej vitesh, ajo dhe Vali janë prindër të një djali.