Aktori ofendon rëndë Alban Ramosaj, shpërthen rrjeti kundër tij. Albërie Hadergjonaj i kujton Kodin Penal
Teksa të gjithë po flasin për ta, Beatrix dhe Alban Ramosaj kanë zgjedhur të heshtin deri tani.
Batuta maskiliste e Albano Bogdos ndaj tyre ka solidarizuar njerëzit që kanë shprehur kritikat dhe kanë dënuar këtë gjë duke kërkuar reagim edhe të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
E vetmja që ka reaguar nga familja e këngëtarëve është tezja e tyre, këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një statusi i drejtohej Albanos të kërkonte falje publike duke i kujtuar “Kodin Penal” dhe parashikimet e tij për prishjen e imazhit.
Po ashtu, Albërija ka ndarë një koment që i ka dërguar një ndjekëse e cila shkruan se falja publike nuk ka më rëndësi nëse dëmi është bërë. Në këtë koment thuhet se Beatrix duhet të bëjë denoncim. “Unë të isha në vend të Beatrix do merrja avokatin dhe do bëja padinë për prishje imazhi dhe shpifje”- thuhet mes të tjerash aty.
Teksa e ka shpërndarë në Instastory, Albërija shkruan: “Ashtu do ndodhë!” duke nënkuptuar se Beatrix do u drejtohet autoriteteve ligjore.