Beat FM Albania

Akuzat për ngacmime seksuale, Placido Domingo ‘braktiset’ nga Met Opera

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Metropolitan Opera i ka dhënë fund kontratës me tenorin e njohur Placido Domingo pas akuzave ndaj tij nga disa gra për ngacmim seksual.

78-vjeçari do këndonte në rolin kryesor “Macbeth” mbrëmjen e së mërkurës.

Por këngëtari, i cili mohon pretendimet, tha në një deklaratë të martën se marrëdhënia e tij 51-vjeçare me shtëpinë e operës kishte mbaruar.

Disa kompani të tjera kanë anuluar tashmë koncertet e tij.

Një total prej 20 grash e kanë akuzuar spanjollin për ngacmim seksual, sjellje të papërshtatshme seksuale dhe se përdorte pozicionin e tij në industri për t’i dëmtuar karrierën nëse e refuzonin atë.

Pretendimet e tyre u botuan në dy artikuj nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Met Opera tha se Domingo kishte pranuar të tërhiqej nga të gjitha shfaqjet e ardhshme në Met.

“Unë bëra debutimin tim të parë në Operën Metropolitane në moshën 27 vjeçare dhe kam kënduar në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vjet rresht,”-tha ai. “Ndërsa kundërshtoj ashpër të gjitha pretendimet ndaj meje, jam i shqetësuar për një klimë në të cilën njerëzit dënohen pa proces të rregullt.”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED