Beat FM Albania

Albani dhe Miriami po presin një djalë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zbuluan disa muaj më parë në koncertin recital ‘Hapësira e Një Ëndrre’ në Prishtinë, se shumë shpejt familja e tyre do të shtohej me një anëtar të ri, pasi këngëtarja ishte në pritje të ëmbël.

Vetëm disa ditë më parë Cani ka zbuluar dhe një pamje më të qartë të barkut rrumbullakosur, ndërsa mbrëmjen e sotme gjatë kocertit recital të mbajtur në amfiteatrin e Tiranës, Albani dhe partnerja e tij kanë treguar se janë në pritje të një djali.

Publiku ka reaguar menjëherë duke duartrokitur çiftin, i cili është duke përjetuar një tjetër moment të lumtur në jetën e tyre pasi shumë shpejt do të jenë 4. Albani dhe Miriam kanë performuar edhe mbrëmjen e sotme bashkë në skenë, duke shënuar një tjetër kujtim special nga recitali ‘Nën Yjet e Tiranës’.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED