[ad_1]

Kanye West ka publikuar më në fund albumin e ri të shumëpritur ‘Jezus is here‘ dhe të interesuarit mund ta gjejnë atë në Spotify , Apple Music dhe Amazon. Paralelisht me të, reperi ka sjellë edhe një film- dokumentar shoqërues me titullin ‘Jezus is Kinga- A Kanye West film‘ i cili është duke u shfaqur në kinematë në Amerikë.  Albumi është i gjithi një përmbledhje këngësh me atmosferë ungjillore dhe tekste fetare.

West ftoi Zane Lowe në fermën e tij në Wyoming dhe biseda e tyre dy orëshe u publikua të enjten në Beats 1 të Apple Music.

“Tani që jam në shërbim të Krishtit, detyra ime është
të shpërhap fjalën e tij, t’u them njerëzve ç’ka bërë Jezusi për mua. Kam
shpërhapur plot gjëra,” tha ai. “Në një periudhë, ju tregoja ç’më solli moda
dhe luksi. Ç’më solli alkooli. Po i bëja publike të gjitha këto gjëra, ndërsa
tani po ju tregoj ç’ka bërë Jezusi për mua. Nuk jam më skllav. Jam një bir, bir
i Zotit. Jam i lirë.”

Reperi ka njoftuar se ditën e Krishtlindjeve, do të publikojë një tjetër album me titullin ‘Jezus is Born’.

The post Albumi i ri i Kanye West, ”Jezus is here” është realitet më në fund appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *