[ad_1]
Moderatorja Alketa Vejsiu e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të jetë një nga prezantueset e edicionit të 70-të të Sanremos, në natën e tretë të festivalit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alketa përmes Instagramit, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare.
Krahas saj Monica Bellucci, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez, do të jenë gjithashtu disa nga bashkëprezantueset e festivalit në krah të Amadeus që këtë vit është njëkohësisht dhe drejtori artistik i festivalit më të rëndësishëm të këngës italiane.
The post Alketa Vejsiu do të prezantojë ‘Sanremo 2020 ‘ appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]