[ad_1]
Prej disa muajsh tashmë nënë e një djali të quajtur Efehan, me bashkëshortin, aktorin turk Tolgahan Sayisman, Almeda Abazi ka rrëfyer ne mediat turke se aktrimi i merr shumë kohë dhe për këtë arsye nuk do ta vazhdojë më.
Almeda tha se tani me lindjen e djalit është në një botë tjetër dhe se do të vazhdojë me televizionin por jo me aktrimin. “Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin”- ka thënë ajo.
Roli më i famshëm i Almedës në serialet turke është ai i vajzës italiane, Valerias në ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ndërsa Tolga së fundmi ka përfunduar xhirimet e serialit në të cilin ka bërë pjesë edhe djalin e tij, Efehan.
The post Almeda Abazi heq dorë nga aktrimi appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]