Beat FM Albania

Alvin Berisha më në fund i lirë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

I qeshur dhe me kapelen e kuqe dhe stemën e Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, Alvin duket i ulur pranë një punonjësi të organizatës dhe shikon në telefon.

Për nxjerrjen nga kampi të Alvin Berishës u angazhuan dhe inteligjenca italiane si dhe konsullata shqiptare.

Aktualisht Alvin ndodhet në ambasadën italiane në Bejrut ku pritet të mbahet një konferencë për shtyp.

Alvini u largua bashkë me nënën e tij në Siri vitin 2014, kur ishte ende në moshën 6 vjeçare. Nëna e tij Valbona Berisha, e lindur në Durrës në vitin 1982 emigroi në Itali, ku dhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike.

Ajo humbi jetën nga një bombardim kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, ngjarje gjatë të cilës u plagos rëndë edhe Alvini.

Aktualisht ai është në moshën 11 vjeçare.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED