Beat FM Albania

Angelina Jolie flet për operacionet e dy vajzave të saj

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Angelina Jolie ka zbuluar se ka kaluar ditë mjaft të vështira së fundmi. Në një letër në ditën e gruas, aktorja tregoi se vajzat e saj kanë kaluar probleme shëndetësore dhe ka zgjedhur të japë një mesazh të rëndësishëm. “Kam kaluar dy muajt e fundit mes operacioneve. Të parin të vajzës sime të madhe, Zahara dhe disa ditë më parë edhe operacionin e motrës së saj të vogël për një problem me kockat. Ato e dinë që unë jam duke i treguar këto detaje, sepse folëm bashkë dhe diskutuam gjërat. Se unë e respektoj privatësinë e tyre, por ishin pikërisht ato që më bindën për ta shkruar. Ato e dinë që t`i nënshtrohesh kirurgjisë dhe të luftosh për të mbijetuar është diçka për të cilën duhet të ndihesh krenare. I pashë vajzat e mia të kujdeseshin për njëra-tjetrën. Më e vogla studio sjelljen e infermiereve dhe herën tjetër më ndihmoi. E pashë sesi vajzat e mia lanë gjithçka dhe vunë njëra-tjetrën të parën. Ato ndjenë kënaqësinë e të shërbyerit për njerëzit që duan”, shkruan Angelina në letrën e saj, e përkthyer nga Tiranapost.al.

Më pas shton se shoqëria ka ende për të bërë në lidhje me gratë dhe abuzumin që ushtrohet ndaj tyre.

“Dhe mesazhi im për të gjitha gratë është: luftoni, zonjusha të vogla. Mund të kujdeseni për njëra-tjetrën. Mbajeni nervin gjallë, njihni të drejta tuaja dhe kurrë mos lejoni njeri t`ju thotë se nuk jeni speciale, e çmuar dhe mbi të gjitha e barabartë”, shkruan në fund Jolie.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED