Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë ndër çiftet më të komentuara të shoëbizit. Martesa e tyre përfundoi tre vite më parë, por sërish kanë diskutime të cilat lidhen me fëmijët e tyre.
Një burim pranë “Us Weekly” ka zbuluar se Brad Pitt nuk e lejon Angelinën që të shpërngulet jashtë vendit sepse nuk dëshiron që ti ketë fëmijët larg.
Për këtë arsye, aktorja është e detyruar që të jetojë në Los Anxhelos.
Sipas burimit, Angelina ndihet sikur Brad ia ka kthyer jetën përmbys asaj dhe fëmijëve, prandaj kërkon që të finalizojë sa më shpejt divorcin.
Të dy vazhdojnë me seancat gjyqësore sepse nuk bien dakord për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve.