[ad_1]
Mbrëmja e kaluar në “Këndo këngën time” rezervoi shumë surpriza. Moderatori i emisionit, Ardit Roshi, i ka propozuar ‘live’ për martesë partneres së tij, Blerinës. Pas spektaklit, Arditi e ftoi Blerinën në skenë dhe me unazën në dorë u ul në gjunjë për t’i propozuar. Ai u shpreh se do ta bëjë vajzën më të lumtur në botë. ““Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina… eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, ka thënë ndër të tjera Arditi, para se të puthej me Blerinën dhe të merrte përgjigjen pozitive. Kujtojmë se Blerina është vajza e aktorit të njohur, Agim Bajko.
[ad_2]