Një grup prej gati 140 muzikantësh, duke përfshirë Ariana Grande, Lizzo, Billie Eilish dhe Dua Lipa, kanë nënshkruar një letër të hapur në mbështetje të të drejtave të abortit në SHBA.
“Ndalimi i abortit po heq lirinë tonë,” shkruajnë artistet në këtë letër.
Disa shtete kanë sjellë ligje më të rrepta për abortin kohët e fundit. Letra është pjesë e një fushate nga organizata e shëndetit riprodhues “Prindërim i Planifikuar”.
“Askush nuk është i lirë nëse nuk kontrollon trupin e tij”, është parrulla e kësaj nisme.
“Çdo person meriton të drejtën të kontrollojë trupin e tij, jetën dhe të ardhmen”, thotë Billie Eilish, një nga yjet që ka nënshkruar letrën.
Letrën e kanë firmosur disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës duke përfshirë Demi Lovato, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Lady Gaga, Dua Lipa.
“Përmes muzikës ne kemi fuqinë të krijojmë, të jemi këta që jemi si individë, të flasim dhe të jetojmë të vërtetën tonë. Qasja në kujdesin shëndetësor riprodhues ka të bëjë me të njëjtën liri”, citohet më tej në letrën e artistëve./