[ad_1]
Giorgio Armani do të mbyllë të gjithë aktivitetet tregtare në Milano, për të mos vënë në rrezik punonjësit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania përmes një komunikimi për shtyp ndërsa mësohet se do të mbyllen dyqanet e veshjeve, restorantet dhe hotelet e markës.
Armani ishte e para shtëpi mode që e mori seriozisht situatën që në datën 23 shkurt, kur zgjodhi që në sfilatën e koleksionit vjeshtë- dimër 2020 gjatë javës së modës në Milano, të mos kishte publik. Nga ana tjetër kompania dha shembullin e saj duke dhuruar 1.25 milionë euro për parandalimin e virusit në Itali.
The post Armani mbyll të gjitha aktivitetet në Milano appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]