Beat FM Albania

Armiqësia me Taylor Swift, menaxheri merr kërcënime me vdekje

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Menaxheri Scooter Braun ka treguar se familja e tij mori kërcënime të shumta me vdekje pasi Taylor Swift tha se ai po e ndalonte të performonte hitet e saj të vjetra.
Këngëtarja prej shumë kohësh ka folur me zë të lartë për mosaprovimin e saj të Braun, që kur kompania e tij bleu katalogun muzikor të Taylor në qershor.
Ajo e akuzoi për ngacmim të vazhdueshëm dhe tha se ai e ndaloi të performonte këngët në AMA.
Braun qëndroi në heshtje në lidhje me grindjen, por kërcënimet ndaj familjes e detyruan të ndryshonte mendje.
“Kur shkova në shtëpi gruaja ime kishte marrë një telefonatë ku e kërcënonin për sigurinë e familjes,”-shkroi ai në një letër të hapur për Swift.
38-vjeçari postoi edhe kërcënim që kishte marrë ku shkruhej: “Pse nuk vdes së bashku me fëmijët e tu? Do blej një armë nesër dhe do ju qëlloj të gjithëve në kokë.”
Duke ju adresuar Taylor, Braun shkroi: “Unë supozoj se ky nuk ishte qëllimi juaj, por është e rëndësishme që të kuptoni se fjalët tuaja mbajnë një peshë të jashtëzakonshme dhe që mesazhi juaj mund të interpretohet nga disa në mënyra të ndryshme. Po përjetojmë një dhunë të pakuptimtë dhe unë si burrë dhe baba jam i shqetësuar.”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED