[ad_1]
Arrestohet nga policia gazetari dhe botuesi i njohur, njëherësh dhe pronar i një Universiteti privat në kryeqytet, Henri Çili.
Ndalimi i tij është bërë nga policia e Tiranës gjatë mesnatës për llogari të policisë së Gjirokastrës.
Fillimisht ai është transportuar në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe pas është transferuar në Gjirokastër ku po mbahet në dhomat e izolimit në policinë vendore të këtij qyteti.
Urdhër-arrestet janë lëshuar nga prokuroria e Gjirokastrës, e cila kishte nisur hetimet që prej 2019.
Çili së bashku me 7 persona të tjerë, të arrestuar gjithashtu, akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në drejtësi.
Dyshohet se Çili paguante gjyqtarë për të nxjerrë nga burgu bandën e Lazaratit.
Mes të arrestuarve ka dhe avokatë. Nga ana e policisë nuk ka ende një njoftim zyrtar për arrestimin.
[ad_2]