[ad_1]

Shkëlqim Koçi, xhaxhai i Greta Koçit, ka përdorur emrin e këngëtares për të mashtruar ata që kërkonin të merrnin vizë kanadeze ose amerikane me ndihmën e tij. Ai u premtonte personave të ndryshëm se për 10 mijë dollarë, do t’i bënte pjesë të stafit të mbesës së tij që jep shpesh koncerte në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada. Kështu, këta persona do ta kishin të sigurt kalimin dhe marrjen e vizës.

Shqiptarja.com publikoi rastin e Virson Strokës, i cili jeton në Kanada dhe kërkoi ndihmën e Shkëlqimit për të marrë atje edhe gruan e tij, Erinën. Virsoni komunikonte me Shkëlqimin vetëm përmes internetit dhe i dërgoi këtij të fundit një pagesë prej 7300 eurosh. Kur u krye transferta bankare, Shkëlqimi nuk hapte u përgjigjej më telefonatave. Virsoni kontaktoi Greta Koçin, e cila mohoi të ishte në dijeni të kësaj skeme.

The post Arrestohet xhaxhai i Greta Koçit, përdorte emrin e mbesës për mashtrime parash! appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply