[ad_1]

Duket sikur Demi Moore ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ me autobiografinë e saj ‘Inside Out’. Rrëfime të detajuara që nisin me fëmijërinë e vëshitë, përdhunimin në moshën 15 vjecare e deri tek jeta seksuale në çift. Lidhur me këtë fundit, Moore ka shokuar fansat me deklaratën se ish- bashkëshorti, Ashton Kutcher e kishte tradhëtuar, madje i kishte kërkuar të kishin edhe marrëdhënie intime treshe.

Pas kësaj, i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i Kutcher ndaj akuzave i cili shkroi në Twitter.

‘Isha gati të postoja një status shumë kritikues por pasi pashë djalin, vajzën dhe gruan time (Mila Kunis) e fshiva atë’. Pas mesazhit të nënkuptuar, aktori publikoi edhe numrin e tij në Twitter ku bënte thirrje se ata që donin të dinin të vërtetën mund t’i dërgonin një mesazh. Ndërkaq një nga ndjekësit kishte provuar ta bënte një gjë të tillë dhe pretendon se ky ishte një rreng për vjedhjen e të dhënave të përdoruesve dhe se ndoshta Demi kishte patur të drejtë në ato që fliste për aktorin.

The post Ashton Kutcher iu përgjigjet akuzave të Demi Moore për tradhëti dhe marrëdhënie treshe… appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply