[ad_1]

Reperit Lil Reese ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë në qafë.
Ngjarja ndodhi rreth 26 milje nga Chicago dhe dyshohet të jetë atentat ndaj artistit.
Autoritetet arritën në vendngjarje dhe identifikuan artistin, emri i vërtetë i të cilit është Tavares Taylor, si viktimë e të shtënave.
Të hënën u raportua nga Dailymail se ai është në gjendje kritike. Ndërkohë, një mik i tij reagoi me anë të një postimi në Twitter, duke shkruajtur “Reese është mirë”.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që nuk është raportuar nëse Reese ka patur konflikte apo jo.

[ad_2]

Leave a Reply