[ad_1]
Në një rrëfim mbi karrierën artistike, këngëtarja Aurela Gaçe, ka treguar një nga sfidat e vështira me të cilat është përballur në jetën profesionale, ku abuzimi me zërin dhe padija lidhur me teknikat e menaxhimit të tij, për pak i kushtuan karrierën
“Gjatë kohës kur jetoja në Amerikë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë por kam mësuar teknika të reja, sesi ta pushoj zërin, si të punojë me zërin, si ta ruaj atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush që di teknikat dhe të rrëzon…”-u shpreh Aurela.
Rikuperimi nisi kur këngëtarja një nga mjeket më të mira të SHBA, i kërkoi të ndiqte udhëzimet e saj si përdorimi i medikamenteve dhe qëndrimi 3 muaj pa kënduar, në të kundërt mund të kishte vetëm 2 vite jetë si këngëtare. Që atëherë këngëtarja tha se stërvitet çdo ditë për zërin e saj.
The post Aurela Gace tregon gabimin që për pak i kushtoi karrierën… appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]