[ad_1]
Me këngët e tij hit si “Black Or White”, “Billie Jean” dhe “Thriller”, Michael Jackson ishte një yll popi i pandalshëm që bëri për vete miliona njerëz. Lajmi për vdekjen e tij më 25 qershor 2009, tronditi jo vetëm fansat e tij besnikë, por të gjithë botë.
Raporti i autopsisë që u lëshua në 28 gusht 2009, sipas “The Mirror”, arriti në përfundimin se vdekja e Jackon ishte vrasje.
Mjeku i tij, Conrad Murray u dënua për vrasje të pavullnetshme dhe vuajti 2 vjet nga dënimi me 4 vite, për sjellje të mirë. Autopsia e tij zbuloi gjera që fansat nuk i dinin më parë.
Ylli i popit kishte shenja të shumta shpimesh në krahët e tij, kishte një numër tatuazhesh që Michael i kishte mbajtur të fshehta, si buzët në ngjyrë rozë, vetullat si dhe një tatuazh të errët në pjesën e sipërme të kokës me qëllimin për të maskuar më mirë parukën që ai përdorte.
Flokët e tij të mbetura përshkruheshin në autopsi si të shkurtra dhe kaçurrela të ashpra.
U raportua gjithashtu edhe për dëmtimet që ai kishte pësuar, ndërsa mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën.
Ai kishte gjithashtu artrit dhe dëmtim të mushkërive. Pas vdekjes së tij, Michael la pas tre fëmijëve të tij, Parisin, Michael Joseph Junior dhe Prince.
[ad_2]