Beat FM Albania

“Barbie”/ Fansat i kërkojnë Ryan Gosling të bojkotojë çmimet Oscar

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

“Barbie”/ Fansat i kërkojnë Ryan Gosling të bojkotojë çmimet Oscar



Ryan Gosling nuk do t’i përkulet presionit dhe nuk do të heqë dorë nga nominimi i tij për aktorin më të mirë në rol dytësor në Oscars të këtij viti, pavarësisht lutjeve të fansave në mbarë botën.

Aktori 43-vjeçar është nominuar në çmimet e 94-të të Academy Awards për rolin e tij si Ken dhe suksesin kritik të Barbie. Megjithatë, kolegia e tij, Margot Robbie dhe regjisorja Greta Gerwig nuk morën të njëjtën vlerësim, duke dështuar të fitojnë një nominim të lakmuar për çmimet Oscar.

Fansat e filmit i kërkuan Gosling të bojkotonte çmimet Oscar dhe të tërhiqte nominimin e tij në shenjë mbështetjeje për Robbie dhe Gerwig, të cilët ishin shtyllat kryesore të produksionit.

Të martën, Gosling shprehu zemërimin e tij që Akademia shpërfilli koleget e tij femra në një deklaratë, por nuk hoqi dorë nga nominimi i tij në shenjë proteste. Dhe sipas një burimi të afërt me yllin e famshëm, ai nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.

Duke folur ekskluzivisht për DailyMail.com, burimi tha: “Ryan i qëndron deklaratës së tij. Ai e kupton që njerëzit janë të mërzitur, sepse ai është i mërzitur, por nuk do të ndikohet nga ajo që të gjithë thonë në internet”.

Ai vazhdoi: “Ryan është i nderuar që është nominuar dhe filmi është nominuar. Nëse ai fiton ose performon “I’m Just Ken”, ai do të nderojë Margot dhe Gretën në një mënyrë ose në një tjetër.”







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED