[ad_1]
Belen Rodriguez është shtatzënë? Aludimet që showgirl-i të jetë sërish në pritje të ëmbël po qarkullojnë prej muajsh, që në rikthimin e saj me Stefano de Martinon. Të gjithë fansat po shpresojnë që pas ribashkimit, ata të zgjerojnë familjen.
Dhe të gjitha dyshimet shtohen nga fotoja e fundit që Belen ka publikuar në Instagram. Në foto qëndron djali i saj Santiago, në një shtrat në të cilin shkruhet emri Penelope. A është ky konfirmimi që ajo është sërish shtatzënë, ka përgatitur dhomën e bebit, ka zbuluar gjininë dhe madje ka vendosur dhe emrin për të? Të paktën kështu mendojnë komentuesit.
Skeptikët thonë që është e pamundur që ajo të jetë shtatzënë dhe të ketë zbuluar gjininë e fëmijës, kur nuk ka shfaqur asnjë shenjë të barkut të rrumbullakosur. Gjithsesi nuk do të ishte çudi pasi edhe më herët përflitej se çifti nuk dëshiron që Santiago të mbetet fëmijë i vetëm. Madje një detaj tjetër që bind fansat është fakti që Belen nuk ishte e pranishme në regjistrimet e episodit të parë të “Tu si que vales” për shkak të një “sëmundjeje”
The post Belen rodriguez shtatzanë për herë të dytë?! appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]