Beat FM Albania

Beqare? Emma Watson ndihet e lidhur me veten

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Aktorja e njohur britanike Emma Watson ka dhënë një intervistë për edicionin britanik të revistës ‘Vogue’. Gjatë kësaj interviste ajo është shprehur se nuk i pëlqen të ndjejë presionin që vitin tjetër do të mbushë 30-vjeçe dhe ende nuk ka gjetur njeriun e duhur.

“Nuk e kuptoj pse e bëjnë kaq shumë bujë për moshën 30-vjeçare. Unë jam 29 vjeçe dhe mendoj ‘Oh Zot, ndihem shumë e stresuar dhe në ankth’. Mendoj se kjo vjen për shkak të një fluksi të këtyre mesazheve të subkoshiencës. Nëse nuk ke një shtëpi të tënden, nëse nuk ke një burrë, nëse nuk ke një fëmijë dhe po bën 30 vjeç dhe nuk ke një vend të sigurt dhe stabël në karrierë… Kjo shkakton shumë ankth”,- ka thënë aktorja.

Ajo ka vijuar duke theksuar se ndihet e lumtur si beqare, ndonëse iu desh kohë. “Asnjëherë nuk i kam besuar ata që thoshin jam beqare/e i/e lumtur. Më mori shumë kohë ta kuptoja, por jam shumë e lumtur që jam beqare. Unë e quaj këtë të jesh i lidhur me veten”, -ka thënë Watson, e njohur për role të shumta në kinema.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED