Beat FM Albania

Bes Kallaku publikon trailerin e “Falco”

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Bes Kallaku është një nga aktorët e humorit më të dashur për publikun. Ai së bashku me Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër të një vajze të quajtur, Ajka, të cilën e quajnë si suksesin më të madh në jetën e tyre. Por në të vërtetë sukseset e tij profesionale nuk kanë mbaruar ende. Besi ka zbuluar në publikimin e fundit në ‘Instagram’, se sot ka dalë traileri i filmit të tij të titulluar “Falco”. Aktori ka treguar më herët se prej disa kohësh po punonte në këtë film, i cili mendohet të ketë pritshmëri pozitive nga publiku. “Pas me shumë se 2 vjet e gjysmë pune, shume lodhje, sakrifice, ju premtoj se “Falco”, do t’ju thyej brinjët nga të qeshurat. Është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike. Ky, nuk është vetëm filmi im, sepse nuk do isha këtu pa ndihmën dhe eksperiencën e gjithësecilit që kam punuar gjatë gjithë karrierës sime. Ky është film i Besit, i “Top-Channel-it”, i “Portokallisë”, i të “Dielës Shqiptare”, i të gjithëve juve që me keni duartrokitur deri këtu. I gjithë stafit dhe ekipit të filmit, i të gjithë aktoreve dhe atyre që ndihmuan qoftë edhe me një gotë ujë”, shkruan Besi. Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit të filmit, por pritet të jetë së shpejti.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED