[ad_1]

Premierat e shumëpritura të ceremonisë së 62-të të çmimeve vjetore të Grammy Awards, janë live sonte në mbrëmje nga Staples.

Por, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z, kanë vendosur që të fillojnë herët për të festuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve gjatë drekës së Roc Nation në Los Angeles të shtunën. Roc Nation, labeli i Jay Z-së, organizon një pritje për yjet e muzikës çdo vit, për pritjen e natës më të madhe.
Superylli botëror dhe partnerja e tij u shoqëruan nga stilistja personale e Jay Z, Jun Ambrose, si dhe reperi, shoku i ngushtë i tyre Sean ‘Diddy’ Combs.
Beyonce tregoi format e saj të lakmueshme me një fustan të shkurtër blu, ndërsa bashkëshorti i saj, Jay Z kishte veshur një kostum rozë.Dyshja dukeshin të mahnitshëm, teksa edhe këtë herë morën vëmendje me dukjen e tyre elegante.Të pranishëm tjerë ishin edhe Rihanna, Drake, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, etj

[ad_2]

Leave a Reply