[ad_1]

Mbrëmë është mbajtur ceremonia përkujtimore e yllit të NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Ata janë përkujtuar me shumë dashuri nga shumë personazhe përfshirë edhe bashkëshorten Vanessa Bryant, me të cilën ishte për më shumë se 18 vite.

Një fjalim emocionues e ka mbajtur edhe Michael Jordan, teksa shpërtheu në lot kur kujtoi mikun e tij të ndjerë.

Dhe në mesin e shumë yjeve, Beyonce ka qenë ajo e cila ka hapur ceremoninë e Kobe me këngën e preferuar të tij dhe Gianna, “XO”.

“Jam këtu sepse e dua Kobe. Dhe kjo ishte një prej këngëve më të preferuara të tij”, ka thënë Beyonce gjersa filloi duke kënduar “XO”, projekt ky që ishte pjesë e albumit të këngëtares të vitit 2013.

Diva e muzikës botërore dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, ishin miq të vjetër të Kobe dhe Vanessa Bryant, dhe ky i fundit e kishte marrë disa herë vajzën Giannan në koncertin e Beyonce.

“Ai ishte për herë të fundit në shtëpinë time për Vitin e Ri. Një prej gjërave të fundit që më tha ‘ju do e shihni Gianna duke luajtur basketboll’. Dhe kjo ishte një prej gjërave më prekëse sepse ai ishte me të vërtetë krenar”, tha Jay Z në një deklaratë të dhënë në fillim të shkurtit.

Bryant ishte ‘një njeri shumë i mirë në një hapësirë shumë të mirë në jetën e tij”, vazhdoi më tej Jay Z.

Beyonce po ashtu e kujtoi Bryant pas vdekjes së tij me disa postime në Instagram, duke u kthyer në kohë tek momentet e lumtura të tij dhe vajzës 13-vjeçare.

Legjenda e basketbollit përndryshe ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, derisa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli në fillim të këtij viti.

[ad_2]

Leave a Reply