Beat FM Albania

Bill Clinton flet për skandalin e tradhtisë

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, flet për herë të parë për skandalin seksual me ish-praktikanten e “Shtëpisë së Bardhë” Monica Lewinsky, në një dokumentar të quajtur “Hillary”, që i kushtohet bashkëshortes së tij Hillary Clinton.

Clinton thotë se lidhja e tij me Lewinsky-n ishte një nga gjërat që bëri për të menaxhuar ankthet e tij.

I pyetur se përse pati një marrëdhënie të tillë, Clinton tha se ishte një nga zgjedhjet që erdhën si rezultat i dëshirës për të përballuar presionin, zhgënjimin dhe frikën.

“Ndonjëherë bëjmë gjëra që nuk duhet t’i bëjmë. Ishte e tmerrshme çfarë bëra,” tha Clinton.

Skandali desh e çoi në shkarkimin e tij si president në 1998-n, por i mbijetoi gjyqit të Senatit. Bill tregon se ishte i detyruar që të gënjente para jurisë që investigonte për jetën e tij personale, duke e mohuar tradhtinë. Ata nisën një lidhje në nëntor të 1995-s, kur Bill ishte 49 vjeç dhe Monica vetëm 22 vjeçe. Lidhja e tyre sipas kësaj të fundit përfundoi në mars të 1997-s. Ajo ka thënë se kanë kryer vetëm 9 herë marrëdhënie seksuale.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED