[ad_1]
Ylli i muzikës pop Billie Eilish dha një mesazh të
fuqishëm në lidhje me shmangien e komenteve seksiste, ndërsa ajo filloi turneun
e saj botëror në Miami natën e së hënës.
18-vjeçarja ka thënë edhe më parë se ajo vesh rroba të
gjera, për të mos u përballur me komentet seksiste dhe i është drejtuar
kritikuesve të respektojnë zgjedhjen e saj.
“Nëse ajo që unë vesh është e rehatshme, nuk jam një
grua. Nëse do të tregoj format e mia, jam zuskë. Edhe pse nuk e keni parë kurrë
trupin tim, ju akoma flisni për të, Pse?,” tha ajo.
Video dy minutëshe që është pjesë e këngës së Ellish, tregon se ajo ishte duke hequr disa veshje deri sa ngeli me reçipeta, për t’u futur më pas në sipërfaqen e një lëngu të zi.
Në fund të klipit, ajo thotë se njerëzit nuk duhet të gjykohen për format e tyre.
The post Billie Eilish flet për komentet seksiste në turneun e saj botëror appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]