Kylie Jenner u mendua se çfarë i mungonte në jetë dhe arriti në përfundimin se i duhej një arush! Specifikisht, një arush ngjyrë jeshil të veshur me kristale që kushton diku tek 12.000 dollarë! Si fillim ju prezantojmë me arushin. Sigurisht që nuk është një arush i çfarëdoshëm sepse ka gjithsej 5 të tillë, të krijuar nga artisti Dan Life.Para se të shqetësoheni pse Kylie shpenzoi një pasuri të tërë për një arush lodër, na lini t’ju themi se ishte blerje për një kauzë. Jenner e bleu gjatë eventit të bamirësisë të krijuar nga Justin Bieber dhe Hailey në Los Angeles. Kylie është e sigurt që do ta mbylli vitin me vepra të mira. Miliarderja po mbështet ish-partnerin Travis Scott me albumin e ri, sepse mbi të gjitha, ai është “babai i Stormi-it.