[ad_1]
Kryeministri britanik Boris Johnson, 55 vjeç është bërë baba, pasi e fejuara e tij Carrie Symonds 32 vjeçe, solli në jetë djalin e tyre.
Vogëlushi erdhi në jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, 29 prill.
Zëdhënësi i Kryeministrit bëri me dije se vogëlushi i cili erdhi në jetë në Londër, gëzon shëndet në botë.
Foshnja erdhi në jetë në muajin e shtatë të shtatzënisë, dy muaj para kohe.
Si Johnson edhe Carrie u infektuan me koronavirus pak javë më parë, por arritën që ta mposhtin.
“Kryeministri dhe zonja Symonds kanë kënaqësinë që t’iu japin lajmin e gëzuar dhe të falenderojnë personelin shëndetësor që asistuan në lindje”, tha zëdhënësi.
Johnson ka edhe pesë fëmijë të tjerë të ardhur në jetë nga dy martesa të mëparshme dhe një lidhje tjetër e dështuar.
[ad_2]