[ad_1]
Ylli i ri i popit, Billie Eilish, bëri për vete audiencën në “BRIT Awards 2020″ mbrëmjen e së martës me performancën e parë të këngës që do të jetë kolona zanore e filmit të ri James Bond, “No time to die”.
18 vjeçarja u vlerësua si këngëtarja më e mirë ndërkombëtare në eventin që nderon më të mirët e popit në Britaninë e Madhe. Këngëtarë të tjerë që triumfuan ishin Stormzy, Mabel, Lewis Capaldi apo grupi “Folas”.
Kënga më e mirë e vitit u shpall “Someone You Loved” me këngëtarin Lewis Capaldi i cili u shpall edhe Artisti më i Mirë i Ri kurse albumin më të mirë të vitit e fitoi Dave me “Psychodrama”.
The post Brit Awards, triumf për Dave dhe Billie Eilish appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]