[ad_1]

Edhe pse numri i tyre është tkurrur ndjeshëm, kabinat e famshme të kuqe telefonike ende i gjen në shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, si një ikonë kulturore që tashmë shënon vjetorin e saj.

Pavarësisht përdorimit gjithmonë e më të paktë në Britaninë e ditëve tona, këto kabina tradicionale i kanë rezistuar kohës, si një kujtesë e rrallë historike. Aktualisht, në mbarë vendin kanë mbetur rreth 3000 të tilla.

Të quajtura ikona kulturore, këto kabina në vitin 2008 u prezantua programi “Adopto një kabinë”, me më shumë se 7200 kabina telefonike të marra nga komunitetet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për vetëm 1 paund secila. Këto konvertime i kanë shndërruar kabinat në asete të vlefshme të komunitetit anembanë vendit.

Ndërsa kabina klasike shënon 100-vjetorin e saj, Skocia i është rikthyer nismën për shitjen e tyre, e cila vjen normalisht edhe më përgjegjësinë për t`u kujdesur për to.

Statusi ikonik i kabinave të kuqe të telefonit u përmirësua në Britaninë e pasluftës, duke arritur në dhomat e ndenjes anembanë botës përmes filmave, videove muzikore dhe serialeve televizive kult, si në “The Ladykillers” nga viti 1955.

Kabinat e kuqe mund të mos nevojiten më për të bërë telefonata, por pasi ato janë kthyer në shtëpi të vogla për defibrilatorët, biblioteka apo për përdorime në mediat sociale.

Kabinat e kuqe mund të mos nevojiten më për të bërë telefonata, por pasi ato janë kthyer në shtëpi të vogla për defibrilatorët, biblioteka apo për përdorime në mediat sociale, mund të thuhet që në to ka ende jetë.

[ad_2]

Leave a Reply