Ylli i popit zbuloi në Instagram se është hera e parë që është rikthyer në palestër që nga incidenti që ndodhi gjashtë muaj më parë.
Ajo publikoi një video ndërsa bën ushtrime fizike dhe shkroi: “S’kam qenë këtu për rreth 6 muaj sepse dogja palestrën time për fat të keq.”
Dhe me pas shtoi: “Kisha dy qirinj dhe po … një gjë çoi në një tjetër dhe unë e dogja atë.”
Këngëtarja u shpreh se për fat të mirë nga incidenti nuk mbeti asnjë i lënduar.
“Unë eca drejt derës së palestrës dhe flakët u ndezën. Falë Zotit alarmi u ndez dhe askush nuk u lëndua,”– u shpreh Britney.