[ad_1]

Këngëtarja Camila Cabello u ka kërkuar falje fansave për gjuhën raciste që ka përdorur në mediat sociale në të kaluarën.

Muzikantja 22-vjeçare e nominuar për Grammy, ka postuar një shkrim në rrjetin social, Twitter, e cila u kërkon falje dhe thotë se është e ‘turpëruar’ për fjalët prekëse që ka përdorur kur ishte adoleshente. Ajo tashmë thotë se tani është rritur dhe ka kuptuar rëndësinë e fjalëve.“Kur isha e re, kam përdorur një gjuhë për të cilën turpërohem të flas tani”, ka thënë Cabello. “Unë isha e paedukuar dhe injorante dhe kur e kuptova domethënien e kësaj, u ndjeva shumë keq që kisha mendime të tilla”.

“Jam 22-vjeçe tani”, ka vazhduar ajo. “Jam një e rritur dhe tani mësova historinë dhe dhimbjen që mbaja në mënyrën se si isha më parë”.“Këto gabime nuk e prezantojnë personin që jam ose që isha”, thotë ajo. Unë gjithnjë kam qëndruar dhe qëndroj me dashuri dhe zemra ishte nuk ishte kështu”.Cabello në fillim të këtij muaji lansoi albumin e ri, ndërkohë që “Havana” dhe Senorita” janë dy hitet e saj të publikuara këtë vit.

[ad_2]

Leave a Reply