Beat FM Albania

Capital T publikon fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur pozonte me çifteli

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, do të mbajë një koncert gjigant në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
“Time Capsule” mban titullin ky koncert, i cili njëherësh do të shënojë një prej momenteve më kulminante në karrierën e reperit.Teksa u nderua me mirënjohje nga qyteti i Krujës pak ditë më parë, Capital T publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga momentet kur iu dhurua dekorata e qytetit.Ndërkohë, në të njëjtin postim, ai publikoi edhe një fotografi të rrallë nga fëmijëria e tij.Bëhet fjalë për kohën kur Kapo ishte rreth 10 vjeç, teksa pozonte me plis të bardhë në kokë dhe mbante në duar çiftelinë.Duket se pasionin për muzikë, Capital T e ka pasur që në fëmijëri, teksa edhe karrierën muzikore e filloi si i ri në moshën 15-vjeçare.

Ai është pa diskutim një nga reperët më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED