Beat FM Albania

Cardi B dhe Offset rikthehen bashkë?

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Pas dramës dhe ndarjes, Cardi B dhe Offset mund t’i kenë dhënë një tjetër shans martesës së tyre.

Dyshja ka ndezur zërat se janë pajtuar, pasi kaluan festën e Krishtlindjeve me dy fëmijët Kulture dhe Wave, si dhe me anëtarë të tjerë të familjes.

Ata publikuan në llogaritë e tyre në Instagram video të ndryshme, ku shiheshin fëmijët duke hapur dhuratat e tyre. Ndër të tjera, reperja postoi edhe video të ndryshme për secilin nga fëmijët, duke treguar se vajza ka një pemë me Hello Kitty, ndërsa djali, me “Baby Shark”

Njerëzit menjëherë komentuan “bashkimin e tyre” për festa, sidomos pas dramës në të cilin u përfshi Cardi, 31 vjeç dhe reperi i Migos, 32 vjeç.

“Mendova se të paktën do të rikthehej me Offset kur të vinte viti 2024. Mesa duket, kam qenë gabim. Lot, aa na gënjyen”; “Ajo thjesht nuk ndalon dot së e dashuri Offset”; “Hë pra Cardi B, prapë?!” ishin disa nga komentet.

Sigurisht, ka edhe njerëz që mendojnë se fakti që kaluan festat bashkë, nuk do të thotë se ata janë pajtuar. “Për njerëzit që komentojnë (ndryshe), ata kanë fëmijë bashkë, natyrisht që do të jenë pranë njëri-tjetrit për hir të fëmijëve”; “Jam e lumtur që mund të bashkëprindërojnë pa bërë skandale”; “S’janë kthyer bashkë, thjeshtë po bashkëprindërojnë. Respektojeni këtë”.

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED