[ad_1]

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është akuzuar për sulmin ndaj katër fansave që morën pjesë në një nga shfaqjet e tij të fundit në Teksas.

Larry Parker, Joseph Lewis, Charles Bush dhe Da Marcus Powell kanë ngritur një padi në Teksas kundër këngëtarit të njohur, gjersa kërkojnë 46 milionë euro dëmshpërblim.

Krahas pagesës, katër paditësit kërkojnë edhe masën e ndalimit të përkohshëm ndaj të gjithë të paditurve.

Sipas akuzës së tyre, ngjarja ka ndodhur në prapaskenë, kur Brown dhe ekipi i tij rrahën fansat pas performancës së këngëtarit, e cila u zhvillua në kuadër të turneut të tij në Dickies Arena të premten e kaluar.

Të katër burrat u thirrën në prapaskenë pas setit për t’u takuar me Brown, i cili u shfaq 30 minuta më vonë se sa ishte planifikuar.

Para se të largohej, një nga fansat, Charles Bush, iu afrua Brown për ta uruar për performancën e tij, duke bërë që një anëtar i ekipit të këngëtarit t’i kujtonte se më parë kishte rënë në konflikt me Bushin.

Padia pretendon se Brown dhe shtatë deri në 10 anëtarë të ekipit të tij sulmuan Bushin dhe e goditën me grusht në gjoks, dhe pretendon se një burrë madje mori një karrige dhe ia hodhi në kokë Bushit.

Padia më tej pretendon se Chris dhe ekipi i tij më pas sulmuan Parkerin, i cili u përpoq të ikte nga shkallët që çonin në një derë të mbyllur.

Sipas udhëzimeve të artistit, Parker u godit me grusht në fytyrë dhe gjoks dhe shkelma në kokë për më shumë se 10 minuta.

Padia gjithashtu pretendon se Powell u godit me grusht në shpatull, ndërsa Lewis u qëllua në shpatull dhe gjoks. Të gjithë paditësit janë lënduar dhe aktualisht ndodhen nën mbikëqyrjen mjekësore.

[ad_2]