Beat FM Albania

Çifti zviceran shpreh pakënaqësi për suksesin e Loredanës në MTV dhe reperja e ka një përgjigje

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Loredana është duke shijuar suksesin e saj pas trofeut të “Best Swiss” nga MTV European Music Awards. “Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, u shpreh vetë reperja, ndërsa së fundmi ka reaguar çifti zviceran, historia e të cilëve lidhet shumë me Lorin.

Pas akuzave për shantazh, çifti zviceran janë pyetur nga ‘LOOK’ mbi qëndrimin e tyre lidhur me trofeun e fituar nga reperja në një ndër eventet më të mëdha muzikore. Bashkëshorti i zonjës Petra është përgjigjur se gjithçka po ecën me ngadalë dhe ka zbuluar që ata ende nuk kanë marrë asnjë cent. “Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë”, është shprehur ai, duke theksuar se pavarësisht kësaj, çifti nuk ka asgjë në dorë për të ndryshuar diçka.

Megjithatë, duket se Loredana ka një fjalë për ta përmbledhur deklaratën më të fundit të çiftit zviceran. “Duhet të jesh në gjendje të buzëqeshësh pas gjithë këtij budallallëku”, ka shkruar reperja në një foto ku shihet e buzëqeshur. Mesa duket, shqetësimi i palës akuzuese për Lorin është thuajse i papërfillshëm…

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED