[ad_1]

Më në fund, Justin Bieber do bëjë ceremoninë e dasmës. Ai dhe Hailey do të martohen të hënën, por këngëtari nuk ka vendosur ende për veshjen.
Për këtë arsye i ka kërkuar ndihmë ndjekësve në Instagram se cilin kostum të zgjedhë.
Ndër to, përfshihen kostume me ngjyra dhe me printe të ndryshme. Është edhe një klasik, por jo i zakonshëm pasi pantallonat janë të shkurtra, jo të gjata.
Mbetet për tu parë të hënën se cilën do të zgjedhë Justin Bieber. Sipas raportimeve, ylli i popit dhe Hailey Baldëin do martohen të hënën në një ceremoni private në Montage Palmetto Bluffs.
Pronarët e shtëpive në resort u njoftuan për ngjarjen dhe iu thanë se zona do jetë e kufizuar nga e diela deri pasditen e së martën.
Justin dhe Haily do kenë në dispozicionin e tyre pjesën më të madhe të resortit, nga restoranti ku do presin mysafirët mbrëmjen para martesës, pishinën kryesore dhe kompleksin e dhomave ku do qëndrojnë mysafirët përfshirë supermodelen Kendall Jenner.
Këngëtari dhe modelja do i thonë ‘po’ njëri-tjetrit në një kishë në zonë. Mendohet se numri i të ftuarve është 185 persona dhe dasma do jetë shumë private.

[ad_2]

Leave a Reply