Drilon Hoxha kishte njoftuar prej kohësh se përgjatë muajit Mars do të shfaqej premiera e filmit të tij në të ri, “Shkëmbimi” kinema.
Por për shkak të masave drastike të marra nga qeveria shqiptare si masa parandaluese kundër përpapjes së Covid-19, premiera e filmit “Shkëmbimi”, do të shtyhet.
I konaktuar nga Blitz.al lidhur me faktin nëse Drilon Hoxha ka marrë një vendimin lër shfaqjen e filmit për publikun (gjithmonë pasi të mbarojë karantina), ky i fundit u shpreh se, edhe nëse karantina mbaron së shpejti (lutemi shumë sa më shpejt) njerëzit do të jenë të panikosur dhe mbledhja apo grumbillimi i publikut do të jetë i vështirë, dhe mos realizimi i grumbillimeve është sigurisht në të mirën tonë, deri sa pandemia të marrë fund në të gjithë botën.
Kështu që, shton më tej Driloni se me shumë mundësi premiera e filmit për publikun do të jetë diku nga vjeshta e këtij viti, Tetor apo Nëntor.
The post Covid-19, Drilon Hoxha shtyn premierën e filmit për në vjeshtë! appeared first on 98.5 FM.