[ad_1]

Nëna e Rita Orës, Vera, ka marrë lëvdata nga vajza e saj, pasi vendosi të kthehej në vijën e parë të fronit në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Revista Hello! Ka bërë të ditur se Vera Sahatçiu, e cila ka qenë mjeke e përgjithshme dhe pastaj psikiatre e kualifikuar (por që ishte pensionuar para disa vitesh), do të ndihmojë në parandalimin e problemeve mendore dhe do t’u ndihmojë grave perinatale (shtatzënave dhe nënave të reja) që janë të ekspozuara nga ndaj COVID-19.

“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, mirëpo kjo pandemi e ka bërë vërtet një superheroinë në sytë e mi. Ajo është aq e guximshme dhe ka përjetuar aq shumë në jetën e saj, mirëpo zemërgjerësia për t’u ndihmuar të tjerëve, thjesht e vulos atë që është në gjendje të bëjë nëna ime”.

Nëna e këngëtares i ka thënë revistës Hello! se Rita dhe motra e saj, Elena, janë paraqitur pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) për t’u angazhuar si vullnetare.

“Ajo është shumë e vendosur që ta bëjë pjesën e saj. Ajo (Rita) dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe për ta ndaluar sëmundjen që po na vjen te dera dhe që po e lodh shërbimin shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të lëndueshëm të komunitetit”, ka shpjeguar Vera.

The post Covid-19, Rita Ora dhe motra e saj aplikojnë për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor appeared first on 98.5 FM.

[ad_2]

Leave a Reply