[ad_1]
Cristiano Ronaldo është shprehur se po planifikon të martohet me të dashurën, Georgina Rodriguez. Duke folur për gazetarin, Piers Morgan, Ronaldo tha; ‘Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht, jam i dashuruar me të. Ne do të martohemi një ditë, është e sigurt. Kjo është edhe ëndrra e mamasë time’.
Çifti shoqërohet që nga 2016-a dhe u njohën kur Georgina punonte si asistente në një nga dyqanet e Guccit në Spanjë. Ata kanë bashkë një vajzë, Alana Martina e cila erdhi në jetë në nëntor 2017. Kjo është lidhja e dytë serioze e bërë publike e futbollistit, pas historisë së bujshme 5- vjeçare, me modelen e njohur Irina Shayk.
The post Cristiano Ronaldo: ‘Do të martohem me Georginën’ appeared first on 98.5 FM.
[ad_2]