Beat FM Albania

Dakota Johnson e ka gjumin prioritetin nr.1: Fle deri në 14 orë në ditë!

iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

Dakota Johnson e ka gjumin prioritetin nr.1: Fle deri në 14 orë në ditë!



Dakota Johnson dha një intervistë për Wall Street Journal, gjatë së cilës zbuloi se nëse fle më pak se 10 orë në natë, nuk mund të funksionojë siç duhet. Konkretisht, ajo deklaroi se ndonjëherë mund të flejë deri në 14 orë.

“Gjumi është prioriteti im numër një në jetë”, tha aktorja.

Ajo shtoi se nuk ka orar të planifikuar zgjimi çdo ditë. Në vend të kësaj, ajo planifikon rutinën e saj të gjumit në baza ditore. “Nëse nuk jam duke punuar, nëse kam pushim të hënën, do të fle sa më shumë që të mundem.”

Përveç gjumit, ajo ushtron pesë ditë në javë, duke bërë një përzierje të jogës, pilates dhe stërvitjes me pesha. Në programin e saj nuk mungon as meditimi . “Unë bëj meditim transcendental,” vazhdoi ajo.

Shëndeti mendor është një temë për të cilën ylli i filmit “Madame Web” nuk turpërohet të flasë. Në një intervistë në vitin 2020, Dakota foli për trajtimin e depresionit që në vitet e saj të adoleshencës.







iHost.al - .ALDomain Registration, Web Hosting & Web Development

STAY CONNECTED

LAST PLAYED